×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Po kthehemi fuqishëm, qytetarët kanë filluar ta ndjejnë mungesën e qeverisjes së PDK-së

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 11:17

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për Konventën e Jashtëzakonshme të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, e që kandidat i vetëm për të marrë drejtimin e kësaj partie është Memli Krasniqi.


    Musliu ka thënë se është për tu vlerësuar fakti që Krasniqi në këtë situatë të rëndë për partinë ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e saj, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka paralajmëruar se PDK do të kthehet fuqishëm në arenën politike të Kosovës.

    “PDK do të kthehet fuqishëm në arenën politike. PDK në humbje dhe disfata gjen forcë dhe motiv. Sot çdo delegat është me mision dhe vizion të veçantë, që PDK-në ta forcojë sepse qytetarët kanë filluar ta ndiejnë mungesën e PDK-së, sepse PDK i dha emër Kosovës”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!