Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së.
Tahiri në Konventën e PDK-së ku po pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie tha se rikthimi i saj në shtëpinë e saj në PDK është normale, pasi ajo për një periudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.
“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një periudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA. Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo sot të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.
Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.
Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.