×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbytet një kosovar në plazhin e Velipojës

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 12:07

    Një person është mbytur para pak minutave në bregdetin e plazhit të Velipojës.


    Sipas, mediave të Shqipërisë, viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj, shkruan Reporteri.net.

    Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

    Kujtojmë se dy javë më parë, një kosovar tjetër ka vdekur po ashtu në plazhin e Velipojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!