×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Nga Mitrovica e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet si e para në zgjedhjet lokale

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 12:48

    Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia ku bënë pjesë do të kthehet si parti e parë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.


    Hoxhaj është shprehur i bindur se PDK-ja do të kthehet si parti fituese në shumë komuna të Kosovës.

    “Zgjedhja e kryetari të ri duhet të reflektojë Kosovën e vitit 2021. Qëllimi i Konventës është për të rikthyer PDK-në në partinë e parë nacionale.

    “Jam i bindur se prej Mitrovicës e deri në Prizren, PDK-ja do të kthehet në shumë komuna dhe do të mbajë komunat që ka në zgjedhjet lokale”.

    “Zgjedhjet lokale do ta rikthejnë PDK-në dhe kemi kandidatë shumë të mirë. Shoqëria në vend ka ndryshuar dhe PDK-ja do të jetë më gjithëpërfshirëse”, deklaroi Hoxhaj.

    Hoxhaj mes tjerash deklaroi se brenda PDK-së nuk ka gardë të re ose të vjetër ka vetëm anëtarë që janë bashkuar për një vizion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!