×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: PDK-ja është shtëpia e çlirimtarëve, do të bëj çmos ta kthej aty ku e ka vendin

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 13:23

    Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në Konventën e dhjetë Zgjedhore të PDK-së.


    Krasniqi ka thënë se fakti që sot janë mbledhur në këtë konventë, nuk është dëshira e tyre por imponim i ngjarjeve që kanë ndodhur në muajt e fundit.

    Ai se PDK-ja si parti kurrë nuk ka qenë më e goditur se sot, derisa është zotuar se do të punojë për ta rikthyer këtë parti në vendin e parë.

    “Fakti që jemi mbledhur në këtë sallë nuk është zgjedhje e jona, është imponim i asaj që ka ndodhur më 3 nëntor.

    “Kur më 2004 iu bashkova PDK-së, isha 24 vjeç. Ky moment nuk ka qenë asnjëherë ambicia ime, megjithatë ky moment ka ardhur dhe është shndërruar në përgjegjësi. Unë nuk po kërkoj thjesht një mandat, por po e kërkoj besimin tuaj, nuk po kërkoj thjesht të bëhem udhëheqësi juaj, nëse e fitoj besimin tuaj do të bëj gjithçka që PDK-së të kthehet aty ku e ka vendin. Në mbi dy dekada aktivitet të PDK-së, kurrë nuk kemi qenë më të goditur se sot. Nuk bëhet fjalë vetëm për dy liderë politikë, por dy liderë të Kosovës, pa të cilët nuk do të kishte shtet të Kosovës.

    “Asgjë e madhe në këtë vend nuk është bërë pa PDK-në. Ky është rrëfimi i drejtë i PDK-së dhe nuk do të lejojmë që të tjerët ta shtrembërojnë këtë rrëfim”

    “Sot na duhet një front më i gjerë për betejën politike. Sot beteja kryesore është në Kuvendin e Kosovës, andaj deputetët duhet ta kenë vëmendjen vetëm në Kuvend, ndërsa Kryesia duhet të jetë e përbërë nga zyrtarë që nuk kanë angazhime të tjera.

    Ne do ta dërgojmë PDK-në tek fitoret e mëdha”, u shpreh ai. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!