Memli Krasniqi është zgjedhur sot kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi është zgjedhur prijës i ri i PDK-së nga 476 delegatë sa ishin të pranishëm në këtë proces.
Nga ta 7 ishin kundër e një votë ishte abstenim.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së, derisa ai do të udhëheqë me këtë parti për dy vjet, pasi dy vjetët e para të mandatit të kryetarit i ka kryer Kadri Veseli. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.