×
  • Lajme
  • Lajme

    Fytyrat publike që uruan Memli Krasniqin për zgjedhjen si kryetar i ri i PDK-së

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 18:03

    E të shumta ishin fytyrat e njohura të sferës publike që e uruan udhëheqësin e ri të partisë më të madhe opozitare në vend, shkruan Reporteri.net.


    Urimet më të ndjera, Krasniqi i mori nga motrat e tij, Teuta e Bubulina Krasniqi, njëra aktore e tjetra këngëtare, të cilat përmes postimeve në rrjete sociale shprehën krenarinë e për vëllain e tyre.

    Përveç tyre, sukese Krasniqit në rrugëtimin e ri i uruan edhe këngëtarë, prezantues, gastronomë etj.

    Menaxheri i BabaStars, njëherit pjesëtar i gastronomisë, Dekor Sahiti, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, reperi Getinjo dhe prezantuesi Alaudin Hamiti kanë publikuar fotografi të kreut të ri të PDK-së në rrjetet e tyre sociale.

    Ndryshe, Krasniqi ishte i vetmi nga PDK-ja i cili kishte shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë, në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së.

    Para delegatëve, Krasniqi ka thënë se PDK-ja si parti kurrë nuk ka qenë më e goditur se sot, derisa është zotuar se do të punojë për ta rikthyer këtë parti në vendin e parë.

    Krasniqi do të udhëheqë partinë për dy vjet, pasi dy vjetët e para të mandatit të kryetarit i ka kryer Kadri Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!