Katër janë të plagosurit nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë.
Një i mitur 12 vjeç, K.Rr. 17 vjeç, R.I. 58 vjeçe dhe A. D. 26 vjeçe janë të plagosurit nga aksidenti që janë transportuar dhe po marrin ndihmë në spitalet e Lezhës dhe Shkodrës. Policia thekson se dëmtimet që kanë marrë janë të lehta.
Po sipas policisë në aksident janë përfshirë katër makina, një tip “Volkswagen Passat” me drejtuese një vajzë me inicialet A.L., banuese në Tiranë, një “BMW” me drejtuese shtetasen me inicialet E.R., banuese po në Tiranë, një “Land Rover” me drejtues shtetasin me inicialet A.L. banues në Shkodër dhe një “Ford” me drejtues shtetasin A.V., të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Dy nga makinat u përplasën kokë më kokë, “Land Rover”-i përfundoi në një arë me jonxhë në krah të rrugës, ndërsa “Passat”-i u përplas me një shtyllë.
Në pamjet e siguruara e ulur dhe mbështetur pranë “Passat”-it qëndron drejtuesja e tronditur nga aksidenti, por pa lëndime, ndërsa një i ri e ndihmon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.