×
  • Lajme
  • Lajme

    E mitura mbetet shtatzënë, dërgohet në Spitalin e Lipjanit

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 9:25

    Në Spitalin e Lipjanit është pranuar një e mitur, për trajtim të shtatzënisë.


    Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje.

    E mitura është pranuar në repart, për trajtimin e shtatzënisë.

    Me vendim të prokurorit, është intervistuar një person, e më pas është liruar.

    Rasti që është hapur si “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare” vazhdon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!