×
  • Sport
  • Sport

    Datat dhe orari i gjysëmfinaleve të Euro 2020

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 10:10

    Dje janë kompletuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ndërsa tashmë dihen edhe datat dhe orari.


    Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy çerekfinalet e fundit të Euro 2020, ku janë mësuar emrat e gjysmëfinalistëve.

    Danimarka ka mposhtur Çekinë me rezultat 2-1, ndërsa Anglia mposhti Ukrainën thellë 4-0 duke kaluar të dyja në gjysmëfinale të Euro 2020.

    Këto dy kombëtare i bashkohet dy kombëtareve tjera të njohura, si Italia dhe Spanja që siguruan gjysmëfinalen gjatë ditës së djeshme.

    Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Italisë dhe Spanjës dhe zhvillohet më 6 korrik nga ora 21:00.

    Gjysmëfinalja e dytë në mes të Anglisë dhe Danimarkës dhe zhvillohet me 7 korrik, po ashtu nga ora 21:00.

    Të dy gjysmëfinalet janë të paraparë të zhvillohen në stadiumin Wembley të Londrës në Angli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!