Në nder të Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, në kazermat e FSK-së sot është ngritur flamuri amerikan.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka thënë se ka marrë vendim që në të gjitha kazermat e FSK-së të ngritet flamuri amerikan në kujtim dhe nderim të të gjithë burrave e grave të kombit amerikan, të cilët me sakrificë të madhe dhe vendimin e tyre historik ndryshuan fatin.
“Vlerat amerikane, natyrshëm janë pjesë e identitetit tonë shtetëror dhe qytetarë, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja jonë qëndrojnë të palëkundura në themelet e Lirisë, Barazisë dhe Drejtësisë së 4 Korrikut”, shkroi Mehaj.