Sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, është gjetur një mjet, i cili është dyshuar të jetë shpërthyes.
Policia ka qëndruar në vendngjarje dhe është bërë edhe asgjësimi i këtij mjeti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, tha ai.