×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi me familje viziton Prekazin

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 13:51

    Në ditën e parë pas marrjes së detyrës të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi së bashku me familjen e tij kanë bërë homazhe në Prekaz.


    Krasniqi gjatë ditësh së djeshme u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

    Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.

    Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së.

    Krasniqi tha se do të bashkëpunojë me secilin anëtarë dhe qytetarë që dëshiron të bashkohet PDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!