×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Ushtarët amerikanë në Kosovë janë në shtëpinë e tyre

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 22:14

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka uruar amerikanën për Ditën e Pavarësisë.


    Çitaku ka uruar 4 korrikun teksa vizitoi kampin “Bondsteel” dhe tregoi disa nga rrëfimet e ushtarëve amerikanë.

    “Duke festuar 4 Korrikun bashkë me Komandantin e Kampit Bondsteel, Derek Adams dhe ushtarët Amerikanë të stacionuar në #Kosovë. Përgjatë dy dekadave, mijëra ushtarë Amerikanë kanë shërbyer në Kosovë”.

    “Shumë prej tyre nuk kanë qenë pranë familjeve të tyre në momente festash e pikëllimi. Njëri prej tyre më tregoi sot se mezi po pret të udhëtoj në SHBA për ta njoftuar nipin i cili i kishte lindur para pak muajsh. Tjetri më tregoi se në shtëpi po e presin gruaja dhe katër fëmijët, më i vogli gjashtë muajsh. Shërbimi ndaj atdheut është njëkohësisht sakrificë dhe priviliegj”.

    Çitaku mes tjerash theksoi se Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-të.

    “Kosova nuk ka mik më të mirë se SHBA-të, dhe ushtarët Amerikanë në Kosovë janë në shtëpinë e tyre” është shprehur Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!