×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK akuzon Ministren Gërvalla për një skandal tjetër diplomatik

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 10:24

    Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryediplomaten Donika Gërvalla, për skandal të radhës diplomatik, pasi sipas tij, nuk ia uroi drejtpërdrejtë SHBA-së Ditën e Pavarësisë.


    ‘’Ndodhi për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës dhe i kalon kufijtë e skandalit diplomatik. Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Schwarz, në Qeverinë që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, nuk ia ka uruar Shteteve të Bashkuara të AmerikësDitën e Pavarësisë, 4 korrikun. Donika Schwarz nuk ka bërë asnjë urim të drejtpërdrejtë për aleatin strategjik, por është mjaftuar vetëm me një rishpërndarje të postimit në Twitter të MFA Kosovo, asaj faqes që bënte postime skandaloze’’, shkroi Gjoshi në Facebook.

    Ndryshe, Ministrja Gërvalla në rrjetin social Twitter rishpërndau postimin e Ministrisë së Jashtme që i uronte Ditën e Pavarësisë SHBA-së.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!