×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Japoni, tri viktima dhe dhjetëra të zhdukur

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 11:14

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën deri më tani dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dherave në qytetin bregdetar të Atami, në Japoninë qendrore.


    Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 20 persona rezultojnë të humbur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

    “Për momentin ne kemi konfirmuar që 102 njerëz janë të sigurt dhe të shëndoshë, ndërsa ne vazhdojmë të verifikojmë sigurinë e 113 të tjerëve nga 215 banorët të cilët ishin me sa duket në zonën e goditur nga rrëshqitja e tokës”, tha Yuki Sugiyama, një zyrtar lokal.

    Ndërkohë në fjalën e tij një natë më parë, kryetari i bashkisë së Atami, Sakae Saito, sqaroi se numri zyrtar i rreth njëzet personave të zhdukur është “një numër i bazuar në informacionin që kishte arritur në komunë në momentin që kishte ndodhur katastrofa dhe për këtë arsye i nënshtrohet rishikimit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!