Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim rrezikshëm, në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan , në fshatin Dardani të Ferizajt.
Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Siç thuhet në njoftim, policia, e ftoi qytetarin B.A (M/SH/K) 30 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës dërguar medieve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.