×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeminsitri i Izraelit i shkruan letër Kurtit, e falënderon për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 11:25

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.


    Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.

    Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri Bennett shprehet mirënjohës që Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

    “Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,” thuhet në letër.

    Në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett, shprehë falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!