×
  • Lajme
  • Lajme

    69 nxënësve iu është anuluar testi i maturës në Kosovë, shkak përdorimi i telefonit

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 12:07

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.


    Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 për qind.

    Nga Ministria e Arsimit po ashtu kanë njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

    MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!