Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Bubq, ku një burrë vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe tentoi të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.
Raportohet autori i dyshuar i krimit, 51-vjecari Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë.
Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.