×
  • Lajme
  • Lajme

    Artmotion platforma më e madhe televizive

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 13:28

    Kompania Artmotion mban premtimin për të gjithë fansat e Sportit. Gjatë muajit të kaluar është bërë publike marrja e ekskluzivitetit të Ligës më të njohur Franceze në Futboll Ligue 1.


    Sot Artmotion konfirmon se Liga e Futbollit më të kërkuar Italian, Serie A do të jetë pjesë e shtëpisë më të madhe të Sportit, duke filluar nga 21 Gushti i këtij viti deri në sezonën 2023/24.

    Artmotion tashmë mban epitetin e numrit më të madh të Ligave më të fuqishme botërore sportive! Ngjarjet më te mëdha te Futbollit si: Champions League, Europa League, Europa Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, Superliga e Kosovës, Liga e Zvicrës, Kupa e Gjermanisë, Liga e Turqisë SporToto.

    Po ashtu në Artmotion janë edhe ngjarjet tjera sportive si NBA, Superliga e Basketbollit te Kosovës, Liga Unike, Süper Lig e Turqisë, Euroliga, Ligabasket , Formula 1, Moto GP, One Championship, Wimbledon dhe natyrisht te gjitha garat e JUDO-s.

    S’ka familje Kosovare që nuk e ka në shtëpi një tifoz të ekipeve nga Serie A.

    Fundjavat janë plot me debate para derbive emocional që sjell elita e futbollit italian. Juventus, Milan, Inter, Roma, Lacio e Napoli, por edhe  Atalanta e Fiorentina, janë ekipet që kanë rrëmbyer zemrat e tifozëve  kosovarë nëpër vite.

    Përballjet mes tyre na mbajnë të mbërthyer para ekraneve.  E rivaliteti mes klubeve e tifozëve është përtej çdo imagjinate.

    Tifozët e ekipeve  Italiane jetojnë për t’i parë duelet: Juventus -Milan, Inter-
    Napoli e Roma-Lacio.  E Kosovarët tashmë përmes  platformës Artmotion do t’i shohin yjet e kombëtares së Kosovës si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani çdo javë.

    Në Serie nuk luajnë vetëm yjet e kombëtares së Kosovës, por edhe të përfaqësueseve më të mëdha në botë si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku, Edin Džeko e Ciro Immobile, keta janë vetëm disa prej atyre që do t’ju argëtojnë javë pas jave nga ekranet e platformës  Artmotion.

    Serie A është në mesin e top tre ligave më të mira në Evropë.  Kampioni Inter, do të mundohet ta mbaj kurorën e Scudetos.

    E Juventus rikthimin e titullit në Torino. Ambiciet për sukses nuk po i fsheh as Milan.
    Ndërsa, Atalanta, Lacio e Roma janë aty për të shkaktuar befasi.  Spektaklin, rivalitetin dhe ethet e Serie A nga 21 Gusht do t’i përjetoni në Tjetër Nivel.

    Shërbimet kualitative që Artmotion ofron në Pakot më të kërkuara të momentit të televizionit digjital e internetit super të shpejtë dhe stabil, bëjnë që Artmotion të jetë lider i vendit në ofrimin e shërbimeve te Internetit dhe televizionit për çdo familje Kosovare.

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!