“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” – kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.
Ka qenë pikërisht roja i magazinës që ka njoftuar policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51 vjecari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecare Klarita. “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Bubq, të Krujës mesditën e sotme. Burime nga blutë e Krujës thanë se viktima ka patur shumë shenja thike në trup, c’ka mendohet sipas tyre të jetë tortuar nga bashkëshorti.
Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.
Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka patur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.