×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krimi në familje, kjo është 45-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Krujë

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 14:34

    Kjo është Klarita Ismalaja, 45-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj paraditen e sotme në Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq.


    Në afërsi të një magazine, 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.

    Në gjendje të rënduar psikologjike, 51-vjeçari ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, pasi ka goditur veten me thikë.

    Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.

    Çifti jetonte në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!