Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka ftuar qytetarët e kësaj pjese të Mitrovicës që të ruajnë gjakftohtësinë, pasi serbët në veri paralajmëruan protesta në mbrëmje.
Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera iu është referuar “struktura dashakeqe” organizatorët e protestës.
“I lus qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e provokimeve të strukturave dashakeqe serbe që veprojnë në Mitrovicën e Veriut, ku disa prej tyre kanë paralajmëruar protestë për sot. Ne duhet të punojmë natë e ditë për krijimin e paqes dhe stabilitetit të qytetit tonë, ndërsa jo stabiliteti i përshtatet vetëm atyre që nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Serbët kanë paralajmëruar protestë, pasi siç pretendojnë, po iu kërcënohet siguria e tyre çdo ditë e më shumë. Ata e kanë lidhur këtë me një eksploziv që sot ka shpërthyer në një veturë në fshatin Suhadoll.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.