Gazetari Valon Syla, ka folur për lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, me në krye Memli Krasniqi.
Syla pret nga Krasniqi që ta rrisë opozitarizmin e PDK-së karshi Qeverisë Kurti, duke thënë se një gjë e tillë mund t’i ndihmojë rritjes së partisë në zgjedhje lokale.
Sipas Sylës, Prizreni dhe Mitrovica e Jugut, janë dy komunat e mëdha që me shumë gjasë Partia Demokratike, mund ta rikthej qeverisjen lokale.
“Me Bedri Hamzën në Mitrovicë dhe me Shaqir Totajn në Prizren, me shumë gjasë këto dy komuna do të qeverisen sërish nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Syla në Pressing.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.