×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioneri për Zgjerim: BE pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 23:40

    Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre post-COVID-19.


    Në një shkrim në Twitter, u shpreh se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete.

    Në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

    Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

    Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, deklaroi se BE-ja dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të ndërmarrin veprime të guximshme për të forcuar lidhjet reciproke në përshpejtimin e reformave që hapnin rrugën e aderimit në familjen e madhe evropiane.

    Ai në samitin virtual të Berlinit tha se Procesi i Berlinit u krijua në një kohë kur perspektiva e rajonit për anëtarësimin në BE dukej e largët, por fatkeqësisht edhe shtatë vjet më vonë situata nuk ka ndryshuar shumë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!