×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj pas dënimit të Zoran Vukotiq: Krimet serbe nuk guxojnë të mbesin të pandëshkuara

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 23:59

    Ish u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dënimit me 10 vjet të serbit Zoran Vukotiq, që u akuzua dhe dënua për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë, derisa ishte pjesë e forcave ushtarake serbe.


    Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se dënimi i sotëm duhet të jetë motiv për të gjitjë që të vihet në vend drejtësia.

    “Dënim i sotëm duhet të jetë motiv për të gjithë që të vihet në vend drejtësia, për të gjitha rastet e dhunimeve që kryen pjesëtarët e forcave ushtarake e policore serbe gjatë luftës në Kosovë. “, ka shkruar Hoxhaj.

    Në fund, Hoxhaj tha se krimet serbe nuk guxojnë të mbesin të pandëshkuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!