×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari raporton para deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 8:29

    Sot mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtohet raportimi i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2020.


    Për çka do të jetë e ftuar edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

    Veç kësaj komisioni do të shqyrtoj edhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020, ku të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

    Në fund shqyrtohet edhe raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes Publike Lokale “Hortikultura” për vitin 2020. Të ftuar do të jenë kryetari i bordit dhe kryeshefi ekzekutiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!