×
  • Lajme
  • Lajme

    Miqtë e kërcënojnë me armë vushtrriasin, ia marrin gruan dhe fëmijët

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 9:11

    Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Polici se është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij.


    Sipas tij, ata kanë qenë të armatosur dhe ia kanë marr me vete gruan dhe fëmijët e saj.

    Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

    “Vushtrri 04.07.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga dy vëllezërit e bashkëshortes së tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, ata kanë qenë të armatosur dhe pasi që ai është larguar, të dyshuarit kanë marr me vete motrën e tyre dhe fëmijët e saj”, thuhet në raport.

    Rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!