Një 14-vjeçar nga Dragashi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie.
Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Një mashkull kosovar 14 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është qëlluar pas shkrepjes aksidentale të një pushke gjuetie me të cilën viktima kishte në posedim me disa bashkëmoshatarë të tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.