Sot rreth orës 16:20 një i mitur, 15 vjeç ka mbetur i lënduar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, pasi dyshohet se është therur nga një mjet i mprehtë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci për Reporteri.net, gjersa bëri të ditur Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Borovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.