×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi takon Agim Aliun: Ferizaj është modeli i qeverisjes që do ta promovoj anekënd Kosovës

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 18:29

    Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka vizituar sot Komunën e Ferizajt ku së bashku me kryetarin Agim Aliu kanë parë nga afër finalizimin e punimeve të projektit për bashkimin e këtij qyteti.


    Lideri i opozitës kosovare tha me këtë rast se zhvillimi që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut është mahnitës.

    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si kryetar i ri i PDK-së do ta promovoj Ferizajn si model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

    Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Kransiqi:

    Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit.

    Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!