×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person bie nga ndërtesa derisa ishte duke punuar në Prishtinë

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 18:31

    Një person ka rënë nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë.


    Bëhet fjalë për një 44 vjeçar i cili është duke pranuar trajtim mjekësor pas lëndimeve që ka pësuar.

    Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

    “Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën “Sylejman Vuçitërna” në Prishtinë. Viktima mashkull, 44 vjeç, përderisa ka qenë duke kryer punime në një objekt, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshë mjekësor”, ka thënë Borovci.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!