×
  • Lajme
  • Lajme

    Turisti rus ia vjedh targat e automjetit një kosovari në Shëngjin

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 20:02

    Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.


    Sipas policisë në Shqipëri, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi kosovar.

    Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë, shkruan a2news.

    Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!