×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjaku lahet me gjak”, ky është mesazhi i lënë te vendi ku u rrah për vdekje 23-vjeçari shqiptar në Itali

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 21:04

    “Gjaku lahet me gjak”. Një mesazh kërcënues u shfaq mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare La Favorita në Mantua ku ndodhi rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar Atilio Ndrekai, i cili nuk mbijetoj dot.


    Ngjarja e rëndë ndodhi midis të enjtes dhe të premtes së kaluar, ku shqiptari 23-vjeçar bashkë me italianin Pierfrancesco Ferrari, 35 vjeç nga San Giorgio Bigarello, i cili është ende në koma u rrahën me shkopinj bejsbolli dhe shufra hekuri.

    Ata ishin thirru në telefon në 3:00 të natës, për tu takuar, por më pas një grup prej të paktën 7 personash i kishte sulmuar brutalisht.

    Sipas mediave italiane shkrimi që u gjet ka të bëjë me kanunin në Shqipëri dhe këto rregulla përdoren nga bandat shqiptare. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!