×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjenarl Clark nesër vjen në Kosovë, publikohet agjenda e tij

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 21:50

    Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark.


    Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

    Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark, do të kenë adresime për media.

    Gjatë ditës agjenda e gjeneralit Clark do të jetë si në vijim:

    Takim me Ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shwarz.

    Takim me Kryeministrin zotin Albin Kurti.

    Takim me Presidenten zonjën Vjosa Osmani.

    Takim me Kryetarin e Parlamentit zotin Glauk Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!