×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentoi të trafikonte 12-vjeçarin e shpallur të humbur nga familjarët, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 22:44

    Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.


    Ajo është kapur duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës në klasën e gjashtë, nga Bathorja e Tiranës.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

    Kujtojmë se i mituri u gjet ditën e sotme në Sarandë. Prej dy ditësh ai ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Prindërit e vogëlushit, kërkuan ndihmën e emisionit “Me Zemër të hapur”, në “News 24” për të gjetur djalin.

    Babai i tij, ka apeluar ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka deklaruar se djali 12-vjeçar është larguar nga banesa pa asnjë njoftim. Mes lotësh dhe dhimbjes babai i 12-vjeçarit ka rrëfyer se ka ndodhur edhe herë të tjera largimi i tij nga banesa, por që nuk ka tentuar kurrë që të mos kthehej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!