×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarët e dy bizneseve të njohura gjuhen me kallasha në Mitrovicë

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 22:57

    Një incident ka ndodhur para pak minutash në lagjen Shipol të Mitrovicës.


    Disa persona janë gjuajtur me armë të gjata, por për fat nuk raportohet për viktima, shkruan “Jepi zë”.

    Mësohet nga burime të sigurta se aty janë përdorur armë të llojit kallash.

    Po ashtu, Policia ka dhënë detaje për Reporteri.net lidhur me rastin.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një gëzhojë, gjersa nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

    “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj.Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, njofton Policia.

    Siç raportohet, të përfshirë në rast kanë qenë pronarët e një kompanie të taksive dhe një kompanie që shet pjesë të veturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!