Zyrtarë të Listës Guxo në Istog e në Ferizaj nuk po dëshirojnë që të garojnë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, në zgjedhjet lokale të 17 shkurtit. Ata duan që të kandidojnë me listë për asamble ndaras nga partia me të cilën i bashkuan forcat në zgjedhjet nacionale.
E kjo mosmarrëveshje mes tyre, nxiti edhe reagimin e ministrit Faton Peci që vie nga radhët e Listës Guxo, ka kërkuar nga bashkëpartiakët që të jenë unitet dhe që të jenë zëri i ndryshimit.
Kështu ai tha se se vullneti i bashkëudhëtarëve të Listës Guxo nuk mund të tjetërsohet nga askush.
“Vullneti i bashkëudhëtarëve të Listës Guxo nuk mund të tjetërsohet nga askush. Lista Guxo është nismëtare e guximshme e ndryshimit. Si e tillë, duke kandiduar për herë të parë si listë ( në koalicion me VV-në), në frymën e një figure të jashtëzakonshme të konsistencës për drejtësi qytetare, mori mbështetje të pazakontë por jo të papritur marrë parasysh idealet për të cilat qëndron. Kjo Listë, përfaqëson shkëputjen nga mendësia e pushtetit dhe ngarendjen për pozitë me cdo kusht. Dhe, pikërisht për këtë arsye, nuk do të bie kurrë nën ndikimin e cilësdo tentativë për ta shfrytëzuar këtë guxim, e këtë ideal, për faktorizime vetanake apo mbështetje të lëvizjeve që nuk mbështeten në frymën e ndryshimit që u kërkua, dhe konfirmua më 14 shkurt. Me këtë rast, ftoj të gjithë mbështetësit e Listës Guxo, që edhe një herë të bëhemi zëri i ndryshimit që e kemi nisur me 14 shkurt, e që duhet ta përmbyllim më 17 tetor të këtij viti”, ka shkruar Peci në një postim në “Facebook”.