×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bravo nipi”, Besnik Bislimi shfaq dashurinë dhe krenarinë për nipërit

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 16:09

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur krenar me një projekt të një nipi të tij, që është shpërndarë nga “Cisco Networking Academy“, që ka mbi 1 milion ndjekës.


    Për lidhjen e Besnik Bislimit me nipin, janë shkruar shumë shkrime e janë bërë shumë shaka. Kjo pasi Gëzim Tosuni, që në media u raportua se ka lidhje farefisnore me zv.kryeministrin, mori një pozitë nga Qeveria.

    Sidoqoftë, Bislimi së fundmi, në profilin e tij ka shpërndarë një postim për të treguar krenarinë që e ndien për një nip të tij, tjetër.

    “Bravo Nipi”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë Bislimi postimit që ka shpërndarë.

    Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte deklaruar se e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin se çfarë marrëdhënie familjare ka ai me Gëzim Tosuni, i cili do ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

    Haxhiu kishte thënë se Bislimi i ka treguar se në 50 vjetët e fundit ndoshta e ka takuar një herë.

    “E pyeta për kureshtje tha se ndoshta në 50 vjetet e fundit ndoshta e kam takuar njëherë, Nuk e mbaj në mend se çfarë e ka”, kishte thënë Haxhiu.

    Gëzim Tosuni, nipi i Besnik Bisilimit, është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria, në të cilën daja i tij ushtron pozitën e dytë më të rëndësishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!