Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2007 testime, nga të cilat 13 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe fatmirësisht asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe dy qytetarë janë shëruar.
Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Tri raste të reja janë regjistruar në Lushnje, nga dy raste në Korçë, Elbasan, Rrogozhinë dhe nga një rast në Fier, Tropojë, Gjirokastër, Rosokovec.
Që nga shpërthimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.557 raste pozitive, prej tyre 130.035 janë shëruar, 66 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.456 pacientë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.