Një person me inicialet N.E., ka vdekur në objektin e tij të punës në Sllatinë rreth orës 11 e 30, shkruan Reporteri.net
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëseje e Policisë për rajonin e Prishtinës, ku ka dhënë detaje se viktima gjatë kohës që po punonte ka rënë nga shkallët nga një lartësi rreth 4-5 metra i cili kishe pësuar lëndime të rënda trupore.
‘Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth ores 11:30 , gjate kohes kur ishte duke punuar, dyshohet te kete rene nga shkallet, nga nje lartesi 4-5 m dhe kishte pesuar lendime te renda trupore’, ka thënë Ahmeti për Reporterin.
Sipas Ahmetit viktima është dërguar në QKUK ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
‘I njejti menjehere eshte percjelle ne QKUK, ku nga ekipi mjekesor eshte konstatuar vdekja e tij. Me urdher te prokurorit trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore’, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës njofton se me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse.
Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë për se informacionet jo zyrtare janë që ai ka vdekur por se sipas tij ende nuk dihet vendi i ku ka ndodhur ngjarja.
“Sipas informacioneve që i kemi marr jo zyrtare, një punëtor i moshës rreth 38 vjeçare me inicialet N.H ka vdekur në vendin e tij të punës. Ai është nga fshati Sibofc i komunës së Podujevës. Mirëpo ende nuk po e dimë vendin e ngjarjes se ku ka ndodhur”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se punëtori në fjalë ishte i vetmi djalë në shtëpi dhe familja e tij jeton në gjendje të rëndë ekonomike.
“Ai ka qenë i vetmi mashkull në shtëpi dhe sipas informacioneve i ka kushtet tejet të rënda ekonomike”, ka thënë ai. /Reporteri.net/