×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq: Bisedimet ishin shumë të vështira në Bruksel, ekipi serb insistoi për Asociacionin

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 18:41

    Kreu i delegacionit serb, Petar Petkoviq, tha se pala serbe ngriti çështjen e të zhdukurve dhe gjithçka që lidhet me të, sepse është një çështje civilizuese që duhet të zgjidhet, gjatë takimit me zëvendësministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel.


    Ai tha sot në Bruksel se bisedimet nuk ishin të lehta dhe se ekipi serb insistoi në përmbushjen e gjithçkaje që ishte rënë dakord, veçanërisht për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe se ai ngriti çështjen e personave të zhdukur, raporton Tanjug, transmeton Reporteri.net.

    “Pas nesh janë tre orë e gjysmë bisedime shumë të vështira, që flasin vetëm për pozicionin e shtetit të Serbisë sot, por më besoni, ekipi ynë luftoi fort dhe me vendosmëri dhe më e rëndësishmja me argumente”, tha Petkoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!