Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja, ka thënë që ligjërisht është e mundur që Kadri Veseli të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Fazli Veseli.
“Ka mundësi dhe nuk ka kurrfarë pengese ligjore që procedurat të zhvillohen në mënyrë të përshpejtuar. Besoj që ky është një rast ekzemplar i cili tregon që në disa situata procedurat duhet të jenë të përshpejtuara, sepse nëse do të jenë të vonuara do ta humbin kuptimin. Edhe nëse Veseli lirohet pas ceremonisë së varrimit, atëherë vetë procedurat e humbin kuptimin e urgjencës me të cilën do të duhej të trajtohet te pjesa e tij”, tha ai për Klan Kosova.
Qerkini ka thënë që nga Gjykata Speciale duhet ta kenë parasysh që Veseli edhe herën e parë kur u lirua përkohësisht që ta vizitonte babin e tij kishte zbatuar të gjitha rregullat e parapara.
“Duhet theksuar që Veseli është dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën Speciale, pra nuk ka pasë nevojë për arrestime spektakulare. Poashtu Veseli me rastin e lirimit të parë i ka zbatuar të gjitha kushtet e vendosura nga gjyqtari i procedurës paraprak dhe në kohën e duhur është kthyer në Hagë.Pra, këta faktorë do të duhej të ndikonin që Gjykata Speciale të reagojë me urgjencë në mënyrë që Veselit t’i mundësohet pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të babait të tij”, u shpreh tutje Qerkini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.