×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Ahmeti: Lista e Vjosa Osmanit nuk ka më arsyeje të hyjë në zgjedhje, e as ta ndjek një parti të majtë si VV-ja

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 19:16

    Drejtori i televizionit “Kanal 10”, Arben Ahmeti, ka komentuar përçarjet ndërmjet Listës Guxo dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


    Sipas tij tashmë votuesit e LDK të cilët e votuan Vjosa Osmanin nuk kanë më arsye që ta ndjekin një parti të majtë si VV-ja dhe as të hyjnë në zgjedhjet loklae të tetorit të këtij viti.

    Kështu u shpreh Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se, tani që Vjosa Osmani është presidente e Republikës së Kosovës, LDK-ja ka ndryshuar.

    “Tash kur Vjosa eshte presidente dhe LDK ka ndryshuar, nuk ka arsye e as kauze qe kjo parti te i’a mesyje zgjedhjeve lokale.”

    “Sepse as elekorati i LDK-se qe e ndoqi Vjosen, nuk ka arsye ta ndjeke me ne nje parti te majte si VV”, shkroi Ahmeti ndër të tjera Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!