Provat e katër ditëve punë gjatë javës në Islanë kanë treguar “sukses të jashtëzakonshëm” shkruan gazeta e njohur angleze BBC. Sipas saj, kjo i ndihmoi shumë punëtorë, të cilët paguheshin njëjtë për orë më të shukrtëra, të tregoheshin më produktivë.
“Produktiviteti i punëtorëve mbeti i njëjtë ose i përmirësuar në shumicën e vendeve të punës”, thonë studiuesit e hulumtimit që u realizua gjatë viteve 2015-2019.
Prova të tilla të njëjta janë duke u zhvilluar në të gjithë botën aktualisht përfshirë në Spanjë dhe në Zelandë të Re.
Një numër gjykimesh të tjera tani janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, duke përfshirë në Spanjë dhe nga Unilever në Zelandën e Re.
“Në Islandë, provat e drejtuara nga Këshilli i Qytetit të Reykjavikit dhe qeveria kombëtare përfundimisht përfshinë më shumë se 2,500 punëtorë, që arrin në rreth 1% të popullsisë që punon në Islandë”, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net.”.
Ky studim i shtyu sindikatat të rinegociojnë mënyrat e punës dhe pas këtij hulumti 86% e fuqisë punëtore të Islandës punojnë në orë më të shukurtëra për të njëjtën pagë ose do të fitojnë të drejtën për këtë gjë, konkludojnë studiuesit.
Punëtorët që ishin pjesë e këtij hulumtimi treguan se ndiheshin më pak të stresuar, me gjendje shëndetësore dhe të punës më të përmirësuar.
Ata theksuan se për shkak të orëve më pak të punës, kishin më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre, për t’i ndjekur hobit e tyre dhe për të kryer punët e shtëpisë.