Ish-gjenerali i NATO-s që udhëhoqi bombardimet liri-sjellëse për Kosovën, Wesley Clark, këtë të mërkurë ka qëndruar për vizitë në Kosovë.
Ushtaraku që për Kosovën ka vend të veçantë u pritet enkas edhe nga një qytetar i cili dëshironte që, veç mirënjohjes, t’i dhurojë edhe një fotografi të printuar ku kryeprotagonist është vetë gjenerali Clark.
Mediat kanë qenë prezente në momentin e takimit mes Makollit dhe Clark, ku në mesin e përqafimeve nuk munguan as lotët.
Makolli ka treguar se si ka arritur t’i afrohet Clarkut para 22 vjetësh kur ai qëndroi në Prishtinë pas çlirimit. Ndërsa, Clark kërkoi që t’i bënin një fotografi atyre, për ta mbajtur kujtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.