×
  • Lajme
  • Botë

    E përjashtuan nga rrjetet sociale, Trump do të hedhë në gjyq Facebook, Twitter dhe Google

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 21:55

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën se do të hedh në gjyq Facebook-un, Twitter-in dhe Google si dhe drejtuesit e tyre respektivë Mark Zuckerberg, Jack Dorsey dhe Sundar Pichai.


    Padia e ish-presidentit vjen gjashtë muaj pasi Trump u pezullua fillimisht përkohësisht edhe më pas përgjithmonë nga të trija platformat.

    Lajmin, Trump e bëri të ditur nga klubi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey, bashkë me dy udhëheqësit nga Instituti i Parë i Politikës Amerikë, grupi pro-Trump që po mbështet paditë e tij.

    Trump pretendon se kompanitë e mediave sociale shkelën Amendamentin e Parë duke e pezulluar atë dhe përdoruesit e tjerë nga rrjetet e tyre, një argument që gjykatat zakonisht nuk e kanë marrë parasysh – duke vendosur me shumicë dërrmuese që Amendamenti i Parë ka për qëllim të kufizojë censurën nga qeveria, jo nga kompanitë private.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!