×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë zjarri mbrëmë në Mitrovicë, arrestohet një person

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 23:11

    Gjatë mbrëmjes së djeshme në Mitrovicë, konkretisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, nga një veturë në lëvizje ishte shtënë me armë zjarri.


    Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në një përgjigje për Reporteri.net ka bërë të ditur se pas procedimit në vendin e ngjarjes si prova materiale ishin gjetur dy gëzhoja.

    “Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së sotme kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin nga i cili është sekuestruar një armë të llojit pushkë automatike AK 47 me dy fishek, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari një ditë më parë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    “Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar I. Sh., 41 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale përdorim i armës dhe armëmbajtje pa leje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!