1820 raste të reja me COVID-19 u zbuluan sot në Greqi duke vendosur autoritetet në alarm, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për vaksinim sa më të shpejtë për të gjithë ata që ende hezitojnë që të injektojnë dozën.
Shkencëtarët grekë po bëjnë parashikime ogurzeza për evolucionin e pandemisë në gusht. Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis shprehet se në dhjetë ditët e ardhshme mesatarja ditore do të jetë 2500 raste me COVID. Muaji gusht parashikohet i “zi” nga profesori Demosthenes Sarigiannis i cili shprehet se “ne mund të arrijmë deri në 3500 raste në ditë në mes të gushtit“.
Duke paralajmëruar gjithashtu se vështirësitë janë përpara, Sarigiannis theksoi se ajo që po përjetojmë, kalimi nga zbutja e masave në përhapjen e “Delta”-s e cila së shpejti do të dominojë, por është akoma në fillim është rezultat i relaksimit të masave. Greqia prej thuajse një muaji ka hapur dyert për turistët. /abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.